Burime të Telegrafit bëjnë me dije se çështja e mandatit të EULEX-it do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Kjo, pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, me të cilën EULEX do të jetë në Kosovë deri më 15 qershor 2018.
Ky burim i ka thënë Telegrafit se kjo “tashmë është çështje e kryer”.
Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit qeveritarë ka njoftuar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.
Kryeministri Isa Mustafa sot para kabinetit qeveritarë ka njoftuar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.
Ndryshe, EULEX-it zyrtarisht i ka përfunduar mandati më 14 qershor dhe për të vazhduar më tutje mandatin duhet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/