Telegrafi

Kuvendi sot diskuton për lojërat e fatit dhe kompensimin e orëve mësimore

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku është vendosur që do të ketë dy seanca të jashtëzakonshme.

Kështu ka thënë në një adresim për media pas mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht, sot e kemi pikë të rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur nga kryeministri Ramush Haradiaj. Po ashtu kemi edhe një seancë tjetër lidhur me situatën në arsim për orët që janë humbur gjatë tri javëve të grevës”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se me datën 11 prill do të ketë seancë që do të jetë vazhdim i pikave të papërfunduara e që janë diku mbi 40, ndërkaq më 12 prill ditën e premte do të ketë seancë të rregullt. /Telegrafi/