Për të tretën herë gjatë mbrëmjes së sotme është mbledhur Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Deri sa pritej të fillojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në sallë ndodheshin vetëm 51 deputetë, pasi opozita lëshoi sallën dhe për këtë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se nuk janë kushtet që të mbahet seanca.
“Nuk ka kushte momentalisht për mbajtën e seancës, janë vetëm 51 deputetë, do ta vazhdojmë këtë seancë në një moment. Për sonte e mbyllim, për t’ju thirrur në një moment të caktuar. Kryetarët e grupeve parlamentare dhe Kryesia, menjëherë takim”, ka thënë Veseli.
Ndryshe, ka dështuar edhe seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita për dështimin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/