Është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë për të mërkurën, më 23 maj.
Seanca është shtyrë në mungesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan, raporton Telegrafi.
“Seanca plenare e Kuvendit, e paraparë për të mërkurën, më 23 maj 2018, shtyhet për një ditë tjetër. Për vazhdimin e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ndër pikat e rendit të ditës për seancën e cila ishte planifikuar të mbahej të mërkurën por që është shtyrë për një afat të pacaktuar janë në rend dite tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Foto: Arkiv