Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot në orën 17:00 seancë plenare.
Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.
Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi mosbindjen civile.
Protesta u përshkallëzua pasi deputetë të opozitës u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisë. /Telegrafi/