Seanca e Kuvendit e së enjte parashikon votimin e dekreteve të Presidentit për emërimin e ministrit të ri te Drejtësisë,
Petrit Vasili dhe shkarkimin nga ky post të Ylli Manjanit.
Agjenda e sotme e parlamentit ka të planifikuar dhe diskutimin e dy pr/ligjeve në fushën e energjisë, ai
“Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” dhe pr/ligji “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”.Ratifikimi i konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”, aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për parandalimin e peshkimit të paligjshëm, si dhe ratifikimi i memorandumit me Bashkimin Evropian, për pjesmarrjen e Shqipërisë në programin e Drejtësisë së BE-së, janë ndër cështjet e parashikuara në rendin e ditës se punimeve të parlamentit në seancën e sotme.
Por, zhvillimet politike të ditëve të fundit parashikohet të nxisin debatet jashte rendit të ditës, duke marre kohën me te madhe te diskutimit.