Rreth orës 06:46 Kuvendi i Shqipërisë ka votuar qeverinë “Rama 3”. Programi dhe përbërja e qeverisë “Rama 3” morën 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Sapo kryeministri Edi Rama mori fjalën, deputetët e opozitës u larguan nga salla.
Këto fjalë janë për ata që po ikin. Nuk e kuptoj se si ju që më kërkuat dje të vija, tani që erdha ikni. Dua të tregoj disa fakte që ndryshojnë nga opinionet.
Sot në çadra janë 400 familje dhe e kanë zgjedhur të jetojnë në çadra për shkak të largësisë me qytetin dhe për shkak të afërsisë me tokë dhe me fermën. Për atyre është dhënë bonusi i qerasë. Sot çdo vit rimbursohen 120 milionë dollarë ilaçe.
Buxheti i shtetit jep para që personat të marrin ilaçet. 280 mijë nxënës marrin librat falas ndërsa kur erdhëm ne, nuk merrte asnjë”, tha Rama.
Ai gjatë fjalës së tij për programin e mandatit të tretë tha se është program i tij qeveritar do të realizohet.
Qeveria “Rama 3” përbëhet nga:
1) Edi Rama- Kryeministër;
2) Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
3) Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
4) Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
5) Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
6) Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
7) Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
8) Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
9) Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
10) Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
11) Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
12) Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
13) Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
14) Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
15) Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
16) Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
17) Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.
Të 16 emrat e propozuar nga Rama të prirë prej tij do të shkojnë në ditët në vijim për tu betuar në presidencë.