Kuvendi i Shqipërisë ka votuar emrat e ministrave të rinj në qeveri.
Kjo është bërë pa debat, çka ka revoltuar opozitën e cila e ka lëshuar sallën, në anën tjetër partitë në pushtet deklaruan se nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk e përcakton Kushtetuta.
Ndryshimet në qeveri u votuan me pjesëmarrjen e 76 deputetëve në Kuvend.
Të gjithë emrat të propozuar nga kryeministri Edi Rama janë dekretuar, përveç Gent Cakajt i cili nuk u dekretua nga Ilir Meta.
Tash pozitën e ministrit të Jashtëm, pritet ta marrë vetë kryeministri, Edi Rama. /Telegrafi/