Site icon Telegrafi

Kuvendi i Shqipërisë vendos sot për arrestimin e tij, reagon Ahmetaj

Ish-ministri i Financave, njëherazi edhe ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka reaguar sot me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ndërsa pritet që Kuvendi të vendosë për fatin e tij, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin deputetit.

Ai ka falënderuar votuesit dhe kolegët duke pretenduar pafajësinë e tij nga akuzave të ngritura nga SPAK.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vendit tim,
Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,
Te dashur Miq e Armiq njelloj

Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova që të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.

Lexo po ashtu Kuvendi i Shqipërisë voton sot kërkesën për arrestimin e Ahmetajt

Votuesve të mi:
Juve që më votuat në Tiranë në 2005, juve që më votuat në Korçë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021 :

Faleminderit nga zemra!

Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikërisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kem bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.
Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale.

Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e pronë e vetë, e si ajo mijëra familje. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim. Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitalizimit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”. Jam munduar të bej më të mirën. /Telegrafi/

Exit mobile version