Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nuk mund ta mëzojë mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtë të Shqipërisë, nga ana e Ilir Metës. Këtë e ka thënë avokati Jordan Daci.
Ai i ftuar në emisionin “A2 Sot” në Televizionin A2 në Shqipëri ka thënë se presidenti e “mbikëqyrë” ministrin e Jashtëm të një vendi.
“Presidenti i republikës është kreu më i lartë i politikes së një vendi me rastin e ministrit të Jashtëm, sepse tagrat e presidentit janë më të larta për politiken e jashtëm dhe ministri i Jashtëm është në vartësi të presidentit sa i përket politikës së jashtme”, tha Daci.
Kuadrit Kushtetues, sipas tij, i garanton të drejta thelbësore presidentit për shqyrtime të emërimit.
“Kuvendi nuk mund të rrëzojë mos dekretimin e presidentit. Kuvendi nuk ka mundësi t’i thotë jo dekretit të presidentit”, ka sqaruar avokati Jordan Daci.
Ai ka thënë se Meta në rast se tërheqjes në rastin e Gent Cakajt do t’i legjitimonte të gjitha kritikat për mosdektretimin e propozimit të kryeministri Rama për ministër të Jashtëm. /Telegrafi/