Telegrafi

Kuvendi i Shqipërisë një minutë heshtje për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, ku si pasojë e një aksidenti vdiqën 14 persona dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.

Në hapje të seancës plenare, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi që deputetët e mazhorancës dhe opozitës të ngrihen në këmbë për të respektuar viktimat dhe të plagosurit.

Aksidenti ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj, teksa një autobus është përmbysur. /Telegrafi/