Pas rreth tre orësh diskutime, me 106 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimin e 2 neneve të Kushtetutës që flasin për zgjedhjet, duke lejuar kështu hapjen e listave të kandidatëve dhe ndryshimin e mënyrës së koalicioneve parazgjedhore.
Gjatë seancës së sotme morën pjesë 116 nga 122 deputetë, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër.
Deputetët që votuan kundër ishin: Adriatik Alimadhi, Fatjona Dhimitri, Gjetan Gjetani, Kujtim Gjuzi, Elda Hoti, Lefter Maliqi, Erion Piciri, Artur Roshi, Zef Shtjefni.
Nenet që ndryshohen sipas relacionit të Komisionit të ligjeve datë 13 korrik, janë Neni 64 dhe Neni 68. /Euronews/