Site icon Telegrafi

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në qeveri

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj, të propozuar nga Partia Demokratike.

Ky votim u bë në zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 maj, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kështu Kuvendi shkarkoi Niko Peleshin nga posti i zv. kryeministrit me 106 vota pro dhe emëroi zv. kryeministre Ledina Mandia me 119 vota pro.

Fatmir Xhafaj është shkarkuar nga Ministër i Brendshëm me 104 vota pro dhe është emëruar në këtë post Dritan Demiraj me 107 vota pro.

Ogerta Manastirliu është shkarkuar nga Ministre e Shëndetësisë me 114 vota pro dhe është emëruar në këtë post Arben Beqiri me 118 vota pro.

Olta Xhaçka ështe shkarkuar nga Ministre e Mireqenies Sociale dhe Rinisë me 113 vota pro dhe në këtë post është emëruar Xhulieta Kërtusha me 118 vota pro.

Është shkarkuar Arben Ahmetaj nga Ministër i Financave me 107 vota pro dhe është emëruar Helga Vuka me 116 vota pro.

Lindita Nikolla është shkaruar nga ministre e Arsimit me 109 vota pro dhe në këtë post është emëruar Mirela Karabino me 120 vota pro.

Petrit Vasili është shkarkuar me 102 vota pro nga ministër i Drejtësisë dhe në vend të tij është emëruar Gazmend Bardhi me 106 vota pro.

Po ashtu janë votuar edhe ndryshimet në kodin penal  sa i përket reformës zgjedhore me 125 vota pro.

Gjithashtu gjatë sesionit të jashtëzakonshëm parlamentar do të miratohen dhe anëtarët e opozitës në komisionet e vettingut, paketës ligjore për reformën zgjedhore, si dhe emërimin e kryetarit të KQZ-së dhe një anëtari të tij, po ashtu propozime nga opozita.

Exit mobile version