Në përfundim të seancës plenare sot në Kuvendin e Shqipërisë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht Rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të Haradinaj”, u shpreh Meta në fund të punimeve të seancës së sotme.
Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi sot një rezolutë që kërkon lirimin pa kusht dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore.