Ka nisur seanca në Kuvendin e Shqipërisë dedikuar ditës së përkujtimit të viktimave të Holokaustit.
Seanca do të zgjasë rreth 60 minuta, ku të pranishëm janë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu dhe princ Leka.
Të pranishëm janë edhe përfaqësues të Ambasadës së Izraelit në vendin tonë.
“Kemi organiuar Forumin e Parë Ballkanik kundër asitemetizmit. Është pjesë e projektit të njerëzimit p0ër një botë me mirëqenie paqe e siguri. Holokausti ishte kapitull i tmerrshëm në historinë e njerëzimit” tha Nikolla, raporton Euronews Albania.
Më pas një fjalim do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama, si edhe krerët e grupeve parlamentare.
Pas seancës së posaçme do të vijojnë seanca plenare, ku deputetja demokratë Ina Zhupa do të mbajë një interpelancë Ina Zhupa me ministren Elva Margariti.
Ndërkohë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho do të ketë mocion me debat me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Ditën e sotme pritet të miratohet edhe akti normativ për që parashikon shtimin e të ardhurave me 1.5 miliardë lekë, si dhe alokimi i fondit 7.8 miliardë për pakon e madhe.
Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945. /Telegrafi/