Site icon Telegrafi

Kuvendi i Shqipërisë kthehet në “fushëbetejë” – përveç përmbysjes së karrigeve pati edhe përleshje fizike mes deputetëve

Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është përcjellë me tensione dhe përplasje mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë.

Deputetët demokratë përmbysën karriget përpara foltores së Kuvendit.

Marrja e karrigeve shkaktoi tension mes disa deputetëve të mazhorancës dhe deputetëve të Berishës. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia pati përplasje fizike me deputetin Edmond Spaho.

Lexo po ashtu Seanca e Kuvendit të Shqipërisë mbyllet mes tymit e karrigeve të përmbysura, mazhoranca miraton projektligjet

Pavarësisht kësaj, deputetët e Partisë Socialiste qëndruan në këmbe në vendet e tyre, duke miratuar me karton projektligjet që ishin në rend dite.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, u shpreh e vendosur se Kuvendi do të vijonte me rendin e ditës, duke injoruar kaosin që po krijonin deputetët e PD-së.

Seanca e ditës së sotme përfundoi me miratimin e të gjitha vendimeve të cilat ishin në rendin e ditës, pavarësisht situatës së krijuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version