Deputeti maqedonas Vasil Sterjovskinga Republika e Shqipërisë mbajti fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian këtë e vlerësoi si ngjarje historike për maqedonasit në Shqipëri.
Ai tha me dinjitet ka përfaqësuar të gjithë qytetarët e rrethit të Korçës dhe se gjatë këtij mandati ka luftuar për përmirësimin e kushteve për jetë dhe punë për maqedonasit në Shqipëri.
Ndryshe, Kuvendi shqiptar edhe pak do të shpërndahet për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit ndërsa Sterjovski ndodhet në listën e kandidatëve në Partinë Socialiste në njësinë zgjedhore në Korçë./Telegrafi/