Telegrafi

Kuvendi shpall konkurs për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Qytetar për punën e ATO-s

Kuvendi i Maqedonisë ka shpallur konkurs për tre anëtarë të Këshillit Qytetar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë Teknike-Operative, e cila do të kryejë përgjimet ligjore në vend.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së votuan kundër, pasi siç thanë, po shpallet konkurs i pjesshëm, vetëm për zgjedhjen e gjysmës së anëtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në shpalljen e konkursit për zgjedhjet e Këshillit Qytetar për mbikëqyrje të ATO-s, nuk e dëgjojmë zërin opinionit se nuk duhet shpallje parciale, keni zgjedhur 4 dhe tani shpallni konkurs për 3, në këtë mënyrë vendoset njollë e zezë. Ju si shumicë parlamentare e zgjedhni atë këshill. Nëse nuk është e theksuar në konkurs, duhet dy kandidatë të jenë nga pakicat”, tha Zoran Iliovski nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, para dy javëve u zgjodhën katër anëtarë të Këshillit Qytetar edhe atë: Margarita Caca Nikollovska, Gordan Kallajxhiev, Filip Stojanovski dhe Ice Ilievski./Telegrafi/