Me 80 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” sot u soll vendimi për shpalljen e konkursit për anëtarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Me këtë vendim, vendin e Bedredin Ibraimit të PDSH-së, duhet ta merr përfaqësues i Lëvizjes Besa, e cila është partia e dytë më e madhe tek shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas kësaj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërpreu seancën e 15-të me qëllim që t’u jep më shumë kohë përfaqësuesve të partive politike që të mbarojnë detyrat në KSHZ për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë komunash.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor, ndërsa afati për dorëzimin e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë përfundon nesër në mesnatë./Telegrafi/