Site icon Telegrafi

Papërgjegjësia e deputetëve: Ende pa filluar mirë seanca, Kuvendi shkon në pauzë

Vazhdimi i seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës ndonëse ka filluar gjysmë ore me vonesë, nënkryetarja e kuvendit, Aida Dërguti, kërkoi dhjetë minuta pauzë.

Kjo kërkesë e kryesueses së seancës së sotme erdhi pasi që mungonin shumica e deputetëve dhe si pasojë nuk kishte kuorum për votimin e projektligjeve të mbetura.

Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se koalicioni PDK-LDK është i papërgjegjshëm.

“Nëse nuk janë në gjendje me majtë seanca, atëherë të shkojmë në zgjedhje dhe zgjedhim legjislaturën e re”, tha Berisha. /Telegrafi/

Exit mobile version