Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë.
Seanca do të vazhdojë në orën 18:00, kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh edhe kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti.
Kujtojmë se këtë seancë e cila është vazhdim i seancës së djeshme e kanë bojkotuar deputetët e LDK-së dhe VV-së, të cilët kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë deri sa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita. /Telegrafi/