Site icon Telegrafi

Kuvendi sërish pa kuorum, nuk hidhet në votim Projektligji për vetëqeverisje lokale

Për shkak të mungesës së kuorumit nuk është hedhur në votim, Projektligjit për vetëqeverisjen lokale. Mazhoranca dhe një pjesë e opozitës e ka përkrahur këtë iniciative ligjore, ndërsa PDK-ja ka kërkuar kthimin në qeveri të tij.

Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se përmes këtij plotësim-ndryshimi do të bëhet funksionimi më i mirë i vetëqeverisjes lokale.

“Ligji për vetëqeverisjen lokale është ligj me interes vital. Duke marrë parasysh rëndësinë e tij dhe faktit se janë bërë 10 vjet nga legjislacioni për vetëqeverisjen lokale, kemi paraparë që është e nevojshme të bëhen disa ndryshime. Ato nuk prekin sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit jo shumicë, por vetëm çështjet për funksionimin më të mirë të këtij niveli të qeverisjes”, tha ai.

Përkrahje këtij projektligji i ofroi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetit, Agim Veliu.

Nga ana tjetër rezerva shprehu shefi grupit parlamentar të PDK-së, Ablerad Tahiri.

“Sot ky Projektligj duhet të tërhiqet dhe të shtrohet në diskutim me asociacionin e komunave. Pra unë sa arrij të kuptoj, si mund të votojmë ne sot pavarësisht se e ka leximin e dytë kur i ke kryetarët dhe Asociacionin e Komunave kundër”, tha ai.

Pas diskutimit të kësaj pike, deputetë e Kuvendit të Kosovës shkuan në pauzë deri në orën 15:30./Telegrafi/

Exit mobile version