Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me datat 5, 6 dhe 7 Mars 2018, organizon manifestimi gjithë-popullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Gjithashtu, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne me rastin e njëzetvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca do të mbahet ditën e hënë më 5 mars, me të vetmen pikë të rendit të ditës për shënimin e këtij përvjetori.
Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, qeveria ka organizuar manifestim gjithëpopullor me aktivitete të ndryshme me datat 5, 6 dhe 7 mars. /Telegrafi/