Telegrafi

Kuvendi i RMV-së votoi zv.ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur zëvendësministrat e rinj.

Me 64 vota “për”, i pari që u zgjodh ishte Tiron Jajaga për zv.ministër të Mbrojtjes.

E dyta që u votua ishte Viktorija Avramovska-Madiq për zv.ministre të Drejtësisë. Për të votuan 65 deputetë.

Pas saj, me 65 vota “për” u zgjodh Vjollca Berisha për zv.ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me po aq vota u zgjodhën edhe Maja Manolleva për zv.ministre të Shëndetësisë dhe Agim Nuhiu për zv.ministër të Arsimit dhe Shkencës.

Ndryshe, të hënën deputetët votuan edhe tre ministrat e rinj, ndryshime këto të cilat erdhën pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri./Telegrafi/