Site icon Telegrafi

Kuvendi i RMV-së do ta vazhdojë seancën e 117-të

Në Kuvendin e RMV-së sot duhet të vazhdojë seanca plenare e 117-të me radhë.

Deputetët do të duhet të deklarohen për Propozim- vendimin për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për vendimmarrje në nivel të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese, si dhe për Propozim- vendimin për shpalljen e konkursit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve publikë, si dhe Propozim- ligji i plotësuar për ekspertizë dhe Propozim- ligji për procedurën civile, të dyja në lexim të dytë.

Në kuadër të seancës së 117-të, duhet të shqyrtohen edhe Propozim- ndryshimet në Ligjin për Shoqëritë financiare, Propozim- ndryshimet në Ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, Propozim ndryshimet e Ligjit për kullotat, si dhe disa propozim zgjidhje të tjera ligjore në lexim të parë dhe në procedurë të shkurtuar.

Exit mobile version