Site icon Telegrafi

Kuvendi i RMV-së ndau çmimet “8 Shtatori”

Në prag të shënimit të ditës së pavarësisë 8 shtatori, në Kuvendin e RMV-së u ndanë çmimet shtetërore “8 Shtatori” për mirënjohjen më të lartë për veprën jetësore dhe mirënjohjen për sportistët, trajnerët dhe punonjësit e sportit për aritjet në fushën e sportit për vitin 2024. Fituesi i sivjetshëm i çmimit për arritje jetësore është Borçe Kostovski për kontribut në zhvillimin e sportit. Çmim për arritje në fushën e sportit iu nda edhe Ramadan Shabanit, Zoran Boshkovskit, Dimitar Jovanovit dhe Mirko Dimçevskit.
“Asgjë nuk është e paarritshme për atë që ka guxim, ka thënë Aleksandri i Madh, personazhi im i preferuar historik. Ju falënderojë të gjithëve dhe jua uroj Ditën e Pavarësisë, 8 Shtatori, në një kontekst më të gjërë historik.”, u shpreh fituesi i çmimit shtetëror “8 Shtatori”, Borçe Kostovski.
“Është nder dhe kënaqësi që po e marr çmimin për kontributin tim të dhënë në fushën e mundjes. Shpresoj se ky çmim do të jetë një nxitje shtesë për të punuar edhe më shumë së bashku me të rinjtë, ku në garat ndërkombëtare do të sjellim edhe medalje të tjera për Maqedoninë.”, u shpreh fituesi i çmimit shtetëror “8 Shtatori”, Ramadan Shabani.
Exit mobile version