Telegrafi

Kuvendi i RMV-së miratoi disa ligje në kuadër të seancës 135 dhe 106

Në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, Kuvendi i RMV-së pa diskutim miratoi disa zgjidhje ligjore, përfshirë Ligjin për plotësimin e ligjit për të huajt, i cili u miratua pas procedurës së shkurtuar, si dhe Projektligjin për përjashtimin nga pagesa e një pjese të kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore për shkak të rritjes së pagës, në lexim të parë.

Pa diskutim ka kaluar edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet postare, i cili po ashtu ka qenë me procedurë të shkurtuar.

Pa diskutim, me 48 vota “pro” dhe tetë “kundër”, Kuvendi, në kuadër të punimeve për rendin e ditës të seancës së 106-të, miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse në leximin e parë, njëzëri me 64 vota dhe Raportin Vjetor për punën e Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masave Monitoruese të Komunikimeve për vitin 2022.

Më tej do të caktohet vazhdimi i seancave, ndërsa nesër do të mbahet seanca kushtuar çështjeve parlamentare.