Site icon Telegrafi

Kuvendi i RM-së nuk i pranoi ndryshimet e Ligjit për ekonomi të ujërave

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të pjesës së pasdites të punës së sotme sipas rendit të ditës së mbledhjes së 13-të nuk e pranoi Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për ekonomi të ujërave, në lexim të parë, parashtruar nga deputetët e opozitës. Votuan 78 deputetë nga të cilët 29 ishin ‘për’, ndërsa ‘kundër’ ishin 49 deputetë.

Paraprakisht me 49 vota ‘për’ dhe 37 ‘kundër’ Kuvendi konkludoi se nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm Propozim ligji për  plotësim të Ligjit për privatizim dhe blerje të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, parashtruar nga deputetët e opozitës./Telegrafi/

Exit mobile version