Telegrafi

Kuvendi rimblidhet në 16:30 për mandatin e EULEX-it

Dy projektligjet, që në parim i hapin rrugë një mandati dyvjeçar për misionin e EULEX-it në Kosovë, të cilat morën mbështetjen e deputetëve në seancën e paradites, do gjenden para Kuvendit në seancën e pasdites, që do të mbahet në orën 16 e 30 minuta.

Në këtë seancë, në përputhje me dispozitat ligjore, për këto dy projektligje do të votohet për herë të dytë.

Me këtë votim vendimi i Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mandatit të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, bëhet i ligjshëm dhe ai do të jetë këtu deri më 1 qershor të vitit 2018.