Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 20-të.
Pika e vetme në rend të ditës së kësaj seance është “Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të buxhetit të pushtetit qendor dhe mes fondeve”.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë dje në seancën e 39-të e shyrtoi dhe e miratoi këtë Propozim-vendim.
Ndarja e mjeteve, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, bëhet që të sigurohen mjete për pagesë të obligimeve të arritura për llogari të projekteve, te të cilat është vërejtur intensitet i ngadalsuar i realizimit./Telegrafi/