Site icon Telegrafi

Kuvendi Qendror mori vendim: Alternativa del nga Qeveria

Kuvendi Qendror i Alternativës ka vendosur të dalë nga Qeveria, bëjnë të ditur nga burime të brendshme të kësaj partie.

Pas futjes së ASH-së në Qeveri duket se partia e Afrim Gashit nuk dëshiron më të jetë pjesë në këtë formacion Qeveritar, pasiqë ministritë me të cilët udhëhiqte AAA i’u dhanë Aleancës për Shqiptarët.

“Ne sot kemi vendosur që Alternativa me tre deputetët dhe të gjithë strukturat, që sot e tutje të jemi parti opozitare. Megjithatë, mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane, të përcaktimeve tona ideologjike, të programit tonë politik”, deklaroi Afrim Gashi

Ndryshe sot Alternativa mbajti mbledhje me kryesine Qendrore te kesaj partie në Tetovë pas se ciles u mor ky vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version