Kuvendi i Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të seancës së pestë e përfundoi debatin për nismën qytetare të 2017 qytetarëve për miratim të ligjit për marrëdhënie pune, me të cilën kërkohej vazhdimi i pushimit të lehonave nga 9 në 18 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Votimi rreth kësaj pike, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, do të jetë në vazhdimin e seancës të enjten e ardhshme, ku deputetët duhet të prononcohen për propozimin dhe të tregojnë pse kjo nismë nuk është në rregull.
Para përfundimit të debatit deputeti i OBRM-PDUKM-së Ilija Dimovski, tha se nuk do të marrin pjesë në votim që të mundësojnë shumica parlamentare edhe një herë të mendojë dhe ta mbështesë këtë iniciativë./Telegrafi/