Site icon Telegrafi

Kuvendi nuk votoi “impeachment” të Ivanovit

Kuvendi i Republikës së Maqedoni para pak çastesh nuk e miratoi propozimin e deputetëve të LSDM për përcaktimin e përgjegjësisë për kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për “impeachment” të shefit të shtetit votuan gjithsej 82 deputetë, prej të cilëve 35 ishin për ndërsa 47 deputetë ishin kundër.

Që Gjykata kushtetues ta shqyrtojë përgjegjësinë e presidentit Ivanov nevojitej shumicë prej dy të tretave të numrit të deputetëve në Kuvend. /Telegrafi/

Exit mobile version