Kuvendi i Maqedonisë nuk do ta pranojë nismën e LSDM-së për vazhdimin e seancës konstituive, pasi që kërkesa duhet të bëhet nga më së paku 61 deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke patur parasysh se kërkesa nuk është për seancë të re, që kërkon 20 nënshkrime, atëherë për seancën konstituive duhet që të ketë më së paku 61 nënshkrime deputetësh sepse seanca duhet të përfundojë me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit.
Kështu thonë burime të 24Vesti nga kuvendi që sqarojnë se nuk ka ndonjë afat të caktuar se kur, ish-kryetari i kuvendit Trajko Veljanoski, do ta thërret vazhdimin e seancës./Telegrafi/