Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish vendimin për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e ekzekutivit të mbajtur të mërkurën.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para kabinetit qeveritar tha se arsyeja pse ky propozim-vendim u miratua për herë të dytë është për shkak se Kuvendi ka pasur shtatë ditë kohë për ta shqyrtuar propozim-vendimin e dërguar nga Qeveria, por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Afati ka kaluar, prandaj jemi të detyruar që ta riprocedojmë vendimin në Kuvend. Vendimi është i njëjti si në mbledhjen e kaluar”, deklaroi ajo.
Kujtojmë se PDK, LDK dhe AAK kanë dalë kundër zgjatjes së masave emergjente të furnizimit me energji në seancën e Kuvendit ku është diskutuar për propozim-vendimin e Qeverisë. /Telegrafi/