Rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që i bën thirrje Qeverisë për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Për të votuan vetëm deputetët e opozitës.
Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës të zbatonte këtë marrëveshje dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej kuvendit.
Debati për këtë rezolutë ishte zhvilluar më 7 korrik.
Mosvotimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të shihet si mosvlerësim i rolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha për Radion Evropa e Lirë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje kundërshton nismën e ‘mini-Shengenit’ dhe ndarjen e resurseve me Serbinë për Liqenin e Ujmanit.