Site icon Telegrafi

Kuvendi nuk e kalon propozimin për importin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Kuvendi i Kosovës nuk e ka kaluar sot propozimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet.

Lushtaku para deputetëve të Kuvendit të Kosovës theksoi se ky ndryshim në Ligjin për automjetet është i nevojshëm që familjeve t;iu mundësohet më lehtë blerja e veturave.

Kundër propozimit të Lushtakut, ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila u bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë këtë propozim të deputetit Lushtaku.

Për propozimin e Lushtakut votuan pro vetëm nëntë deputetë, ndërsa kundër ishin 52.

Rrjedhimisht, me këtë deputetët i thanë jo importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version