Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar me rreth gjysmë ore vonesë.
Pas fillimit të seancës, me propozim të Grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn.
Haradinaj është babai i kryeministrit Ramush Haradinajt, deputetit Daut Haradinaj dhe i heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.
Ai ndërroi jetë dy ditë më parë pas një sëmundje dhe u varros me nderime shtetërore, një ditë më parë, në Gllogjan, në vendlindjen e tij.