Site icon Telegrafi

Kuvendi me një minutë heshtje për Adem Demaçin

Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje ka nderuar jetën dhe veprën e veprimtarit Adem Demaçi, i cili ndërroje jetë sot në moshën 83 vjeçare.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, pasi njoftojë për vdekjen e veprimtarit Adem Demaçi, tha se ishte mësues i joni i madh, vepra e të cilit do të lartësohet për aq sa shqiptarët do të kenë jetë.

Lexo po ashtu Vdes Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare

“Në këto momente u informova që, nuk di me çfarë fjalë ta quaj përveç që mësuesi jonë i madh, burri i jonë i madh kazamatet e Jugosllavisë, ka ndërruar jetë. Ai ndarë sot nga ne fizikisht por jeta dhe vepra e tij do të lartësohet për aq sa kohë kombi shqiptar dhe shqiptarët në përgjithësi do të kenë jetë. Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit dhe iu lus për një minutë heshtje“, tha ai.

Pas kësaj është ndërprerë seanca.

Exit mobile version