Telegrafi

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e holokaustit

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave të holokaustit.

Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se me një minutë heshtje nderojnë 6 milionë viktima që humbën jetën në kampin famëkeq Auschwitzh.

Ndryshe, më 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit.

Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945. /Telegrafi/