Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të atdhetarit Xhemajl Mustafa, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.
Deputetët e Kuvendit nderuan figurën e Mustafës, në ditën kur janë bërë 23 vjet nga vrasja e tij.
Intelektuali Xhemajl Mustafa u vra mizorisht në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij, ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues.
Në 23-vjetorin e vdekjes së Mustafës, ka shkruar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Në këtë ditë, 23 vite më parë e pranuam lajmin që ata që nuk e deshën lirinë e pavarësinë, e vranë edhe aktivistin e kësaj çështje, intelektualin dhe mikun e Presidentit Rugova, z. Xhemail Mustafa.
Vrasja e tij ishte humbje e madhe për LDK-në dhe Kosovën.
Sot, e kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e tij. Kujtimi për të do të mbetet i përhershëm!”, shkruan Hoti. /Telegrafi/