Site icon Telegrafi

Kuvendi nis me një minutë heshtje në kujtim të kolonelit Ahmet Krasniqi

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme me një minutë heshtje në kujtim të kolonelit Ahmet Krasniqi.

Mbajtjen e një minutë heshtje e kërkoi shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Ne emër të Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoj të mbajmë një minuta heshtje për kolonelin Ahmet Krasniqi i cili ishte edhe Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, pasi që sot është 25 vjetori i vrasjes së tij”, tha Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version