Nga dita e nesërme pritet që të vazhdohet seanca kuvendare për Ligjin e Prokurorisë Publike i cili do të zgjidh statusin e ardhshëm të Prokurorisë speciale Publike, dhe në procedurën kuvendare duhet të hyjë edhe raporti për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva.
Pushteti dhe opozita maqedonase ende nuk janë pajtuar në tërësi rreth Ligjit për Prokurorinë Publike, sidomos problem përbën statusi i lëndëve të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LSDM shprehet optimiste se do të mblidhen dy e treta e nevojshme. Sipas tyre zgjidhja më e mirë e dëshirueshme është që ligji të votohet me konsensus në Kuvend.
Gjithashtu nga LSDM shprehen se nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë Këshilli i Prokurorëve Publikë në përputhje me ligjin do të duhet të zgjedh ushtrues detyre në krye të PSP-së./Telegrafi/