Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, me një pikë të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
Këtë seancë e kanë kërkuar Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa, të cilët kanë dorëzuar nënshkrimet e tyre.
“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me grupin parlamentar të LDK-së dhe dy deputetët e Alternativës, dorëzoi dy kërkesa për seancë të jashtëzakonshme. Njëra ka të bëj me bllokimin dhe mos-funksionalizimin e KQZ –së nga Presidenti Hashim Thaçi dhe tjetra, ka te bëj me me vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, ishte kërkesa e partive opozitare. /Telegrafi/