Telegrafi

Kuvendi nesër pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me kompensimin e orëve të humbura

Kryesia e Kuvendit nesër mbanë mbledhje për të caktuar seancë të jashtëzakonshme lidhur me kompensimin e orëve të humbura.

Sipas njoftimit, mbledhja mbahet në orën 10:30 për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019. Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/