Telegrafi

Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme?

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet në orën 14:00, për të caktuar një seancë të jashtëzakonshme.

Këtë kërkesë e kanë  iniciuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditura burimet e Telegrafit.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme do të diskutohet për rastin e dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.

Ndryshe, edhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është duke mbajtur mbledhje, mirëpo nuk dihen pikat e diskutimit. /Telegrafi/