Pyetje parlamentare dhe deklarimet jashtë rendit të ditës karakterizoi pjesën e parë të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj seance Haradinaj po ashtu u bëri ftesë deputetëve të VV-së dhe të GPD-së që të martën ta votojnë demarkacionin.
Punimet e Kuvendit do të vazhdojnë në orën 14:45 ku pritet që të fillojë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me vdekjen e aktivistit Astrit Dehari në burgun e Prizrenit. Kjo kërkesë është bërë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Në rend dite janë edhe disa pika tjera. /Telegrafi/