Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë një orëshe. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca do të vazhdojë në orën 13:00.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë në seancë në orën 13:00, pasi që siç u shpreh Veseli në orën 13:00 Parlamenti Evropian voton rreth liberalizimit të vizave.
Veseli ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. /Telegrafi/