Site icon Telegrafi

Kuvendi në pauzë për harmonizimin e qëndrimeve për Rezolutën për dialogun

Shefat e Grupeve parlamentar të partive politike në Kuvend janë pajtuar që të shkojnë në pauzë për të harmonizuar qëndrimet për Rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti propozoi një pauzë për të harmonizuar qëndrimet për Rezolutën dhe pastaj në ora 11:00 të dalin në votim.

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se duhet të ketë një rezolutë gjithëpërfshirëse me dakordimin e të gjitha grupeve.

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca tha se në seancën e së mërkurës është parë se ose duhet mbrojtur territori ose duhet të mbrohet verbërisht presidenti.

Ai shtoi se pozita nuk ka interesim për këtë rezolutë, pasi ata duan që dialogun ta udhëheqë presidenti me ekipin e qeverisë.

Për harmonizimin e rezolutës janë pajtuar edhe shefat e grupeve tjera në parlament.

Exit mobile version