Kuvendi i Maqedonisë së Veriut informon se e ka caktuar seancën plenare numër 38, e cila do të fillojë në orën 13:00.
Në njoftim thuhet se në këtë seancë do të ketë dy pika në rendin e ditës.
“Ju njoftojmë se Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e caktoi seancën plenare të 38. në ora 13.00 me dy pika në Rendin ditor: -Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, viti 2021, me procedurë të shkurtuar dhe 2. Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Nuk dihet se si do të jetë rrjedha e kësaj seance, por pritet që partitë në pushtet (LSDM, BDI dhe Lëvizja Besa), të përkrahura nga opozita maqedonase të votojnë ndryshimet në Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe me këtë ta shtyjnë regjistrimin për në muajin shtator./Telegrafi/